Lazio e përmbys sërish, i bën presion Juves për titullin

lazio 1100x620

Lazio e Simone Inzaghit nuk i ka humbur ende shpresat për fitoren e Serie A. Ekipi kryeqytetas arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Torinos, duke iu afruar me një pikë Juventusit që përballet me Genoan.

Po gjërat nuk filluan mirë për bardheblutë e Thomas Strakoshës, që në minutën e 5-të shkojnë në dizavantazh për një penallti të realizuar nga Belotti.

Torino luan më mirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë flet vetëm për lacialët, që arrijnë barazimin qysh në minutën e 48 me një aksion tipik të Immobile, që shënon golin e tij të 28 në sezon.

Lazio shton presionin, Torino nuk ka më frymë dhe goli i avantazhit duket i pashmangshëm, dhe vjen pas një aksioni disi konfuz, ku goditja e mesfushorit Parolo devijohet dhe hyn në rrjetë. Lazio kontrollon dhe merr tri pikë të arta, me Strakoshën që praktikisht nuk ka pasur mënyrë as të djersitet.