Ministria e Arsimit zyrtarizon datën e zgjedhjeve në Universitet

SINK SHAHINI PER DOKTORATURAT frame 530 1100x620

Ministria e Arsimit Besa Shahini informoi sot se zgjedhjet në universitetet publike do të mbahen më 30 korrik të këtij viti. Ministrja theksoi se vendimi vjen pas takimit të sotëm me rektorët e universiteteve shtetërore, në të cilin rektorët, sipas saj, “shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar”.

Zgjedhjet sipas ministres janë të mundshme, pasi ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe sigurohet prania e studentëve në korrik, të lehtësuar nga rikthimi i parashikuar i transportit publik.

“Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati. Në këtë kuadër, ftoj studentët të ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në strukturat drejtuese të universiteteve ku studiojnë”, thuhet në deklaratën e ministres.