Peshkaqeni i rrezikshëm “Dhelpër” kapet pranë Vlorës

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për peshkaqenin “Dhelpër”, i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.

E ka marr emrin “Dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det. Ai bën dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë. Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë  e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.

Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.

Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie  nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.

Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale. Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë, por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit.