Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rritja e pragut të TVSH, Gjokutaj: Nisma nxit evazionin fiskal

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 20:43 | Ekonomi

Zgjerimi i pragut do të shoqërohet me më pak biznese që do të futen në skemën e tatimit mbi vlerën e  shtuar.

Sipas qendrës studimore ALTAX, deri më tani, qeveritë kanë bërë 7 herë ndërhyrje në pragun e TVSH-së, që prej qershorit 1996 kur kjo taksë u vendos për herë të parë.

Eduart Gjokutaj, ekspert pranë qendrës Altax, tregon për A2 Business se rritja e pragut të TVSH bëhet kryesisht për nevoja të administrimit dhe jo për përfitimin e bizneseve, ndërsa shton se një nismë e tillë mund të nxisë evazionin fiskal.

“Bizneset nuk kanë “de facto” një përfitim, sepse dihet se TVSH nuk është taksë e biznesit, por e konsumatorit, kemi tentativë për menaxhimin e mirë të asaj shume që mbetet, por ndërkohë tkurrja e bazës nuk është lajm i mirë, sepse TVSH sekretin e ka në gjithëpërfshirjen e saj. Kjo do të sjellë probleme për evazionin, sepse vetë TVSH ka si objektiv autodisiplinimin”, thotë Gjokutaj.  

https://a2news.com/2020/06/30/rritja-e-pragut-te-tvsh-biznesi-i-vogel-mund-te-rrise-taksat-e-tjera/

Sipas të dhënave të qendrës studimore ALTAX, në rajon Shqipëria është vendi me pragun më të ulët të TVSH-së pasuar nga Mali i Zi. Ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet me pragun më të lartë të tatimit mbi Vlerën e Shtuar, çka përkthehet edhe në lehtësi më të mëdha fiskale që ofrohen prej tyre për bizneset.

A2 CNN Livestream

Dita jonë