Shpërdoroi detyrë, dënim me burg për ish kryeministrin francez

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200629211959 01 francois fillon 1100x620

Një gjykatë në Francë vendosi të dënojë me burg për shpërdorim të fondeve publike ish kryeministrin François Fillon dhe bashkëshorten e tij.

Politikani Fillon, sipas gjykatës, u shpall fajtor për pagat e dhëna për bashkëshorten e tij Penelope si ndihmëse e parlamentit, një detyrë që ajo nuk e bëri asnjëherë.

Ish kryeministri u dënua me 5 vjet burg, 3 prej të cilave u pezulluan ndërsa gruaja e tij uellsiane u dënua me 3 vjet burgim.

Ky ishte një nga skandalet më të mëdha politike të vitit 2017 në Francë që detyroi Fillon të anulojë kandidaturën e tij në zgjedhje presidenciale. Tashmë ish kryeministri nuk mund të mbajë asnjë post publik për 10 vjet.

Bashkëshortët deklaruan se e kanë apeluar vendimin dhe kjo gjë ndalon nisjen e burgimit.