Situata nga pandemia, BE pritet të lejojë udhëtarët nga 14 vende të sigurta

aeroportiiii 1100x620

BE po përgatit të nxjerrë një listë me 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen të sigurt për t’u lejuar nga 1 korriku të hyjnë në vendet e unionit e megjithatë SHBA, Brazili dhe Kina janë të përjashtuara.

Mes udhëtarëve që do të lejohen të hyjnë në Europë janë ata nga Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku dhe Koreja e Jugut.

Burime nga diplomatët bëjnë me dije se BE është e gatshme të shtojë Kinën në këtë listë, nëse qeveria kineze ofron të njëjtën marrëveshje për udhëtarët e BE-së.

Në listën e deritanishme të vendeve “të sigurta”, e cila më shumë mundësi që do të ndryshohet, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht është duke negociuar “ura ajrore” me disa shtete anëtare të BE-së, në mënyrë që koronavirusi të mos bllokojë plotësisht sezonin turistik.