Sulmuesi i ri shqiptar shënon sërish në Kroaci

tuci indrit 600x338

Indrit Tuci po gëzon një formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Pas golit një javë më parë për Lokomotivën e Zagrebit, futbollisti i Shpresave ka shënuar përsëri.

Sulmuesi shënoi golin e parë ndaj Varazdin në ndeshjen që përfundoi 2-0.

Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit ngjitet në vendin e dytë të renditjes.