Zbulohet një tjetër virus në Kinë, me potencial për pandemi

Shkencëtarët në Kinë bëjnë me dije se kanë zbuluar një lloj të ri gripi që ka potencialin për t’u kthyer në pandemi. Sipas tyre ky lloj virusi është gjetur te derrat dhe mund të infektojë dhe njerëzit.

Kërkuesit i frikësohen mundësisë se virusi mund të pësojë mutacion dhe të shpërndahet me lehtësi nga njeriut tek njeriut.

Megjithatë, shkencëtarët shprehen se ky nuk ende një problem imediat, por duhet të monitorohet nga afër pasi virusi mund të përshtatet shumë shpejt për të infektuar njerëzit dhe për shkak se është i ri ata mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Në një artikull të shkruar për gazetën e Akademisë Kombëtare të Shkencave, shkencëtarët kërkojnë implementimin e masave të menjëhershme për të kontrolluar këtë lloj virusi tek derrat dhe monitorimin e punëtorëve të kësaj industrie.