Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Interi luan “tenis”, përforcon vendin e tretë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 21:36 | Futboll
Interi luan “tenis”, përforcon vendin e tretë

Interi fiton me lehtësi në Milano ndaj ekipit që mbyll renditjen e Serie A, Brescia. Renditja e miqve duket më se e justifikuar, nga momenti që nuk treguan asnjë gjatë 90 minutave, duke i mundësuar zikaltërve të zbaviteshin dhe të shënonin gjashtë gola, rekord sezonal.  

Ndeshja merr drejtimin e parashikuar nga minuta e 5-të me një gol mjaft të bukur në ajër nga Ashley Young. Sulmet interiste nuk kanë të mbaruar, dhe mbrojtja mike nuk ka armët e mjaftueshme për t’i rezistuar. Sanchez me penallti dhe D’Ambrosio me kokë mbyllin pjesën e parë dhe luftën për tre pikët.

Pjesa e dytë vijon si e para, me manovra të shpejta të milanezëve të Contes që shënojnë sërish me Gagliardinin, që feston pas rastit të pabesueshëm të shpërdoruar ndaj Sassuolos.

Në minutat e fundit ka mundësi shënimi për të gjithë, dhe përfitojnë nga rasti Eriksen dhe Lukaku, që sot luajtën vetëm disa minuta.

Interi ngjitet në kuotën e 64 pikëve dhe përforcon vendin e tretë, me një shpresë ende jo të shuar për diçka më shumë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli