Korridori Adriatiko-Jonian, hapet gara për segmentin Milot-Fier, kalimi me pagesë

milotiii 1100x620

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar projektin për ndërtimin e segmentit Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Janian.

Sipas Ballukut, projekti arrin vlerën e 1,2 miliardë euro dhe parashikon ndërtimin e rrugëve të reja si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese.

“53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara, e gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot-Fiet, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë. Të zgjedhin mes rrugës së shpejtësisë pa pagesë, apo rrugëve dytësore të mirëmbajtura nga investitori, por pa pagesë. 0.075 euro për km për makinë. Garancia që do të garantojë shteti është 1,2 miliardë euro, 10% e shumës. 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026”, tha Balluku.