Kosova dhe Maqedonia e Veriut raportojnë sërish shumë të infektuar në 24 orë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Kosova raportoi 79 raste të reja në 24 orë dhe 2 viktima nga virusi pandemik që tashmë iu ka marrë jetën mbi 500 mijë personave në të gjithë botën.

Që prej nisjes së pandemisë në Kosovë raportohen më shumë se 2870 persona të infektuar dhe 51 viktima.

Prishtina, Vushtria dhe Fushë Kosova janë komunat që raportojnë numrin më të lartë të të prekurve në 24 orët e fundit.

Më keq paraqitet situata në Maqedoninë e Veriut. 126 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 6334.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 4 persona humbën jetën ndërsa bëhet me dije se vetëm gjatë muajit qershor janë infektuar me Covid-19 rreth 4 mijë persona.