Kupa e Shqipërisë, Kukësi, Teuta, Tirana dhe Bylisi kërkojnë finalen

Kukësi dhe Teuta përplasen këtë të enjte për një biletë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat pretendente për trofeun dhe njëkohësisht dritaren që të transferon në Kupat e Europës, luajnë 90 minutat e para në “Elbasan Arena”.

Me llogaritë përballë Tiranës, që janë vështirësuar në maksimum, trajneri Orges Shehi, kërkon të arrijë finalen e Kupës edhe pse nuk e humb shpresën për kampionatin.

Edi Martini, trajneri i Teutës, e vlerëson Kukësin si skuadra më e fortë e kampionatit shqiptar. Edhe pse përballja do të jetë e fortë, skuadra durrsake ka pretendimet e saj për një vend në finale.

Dueli tjetër i gjysmëfinaleve ndërkohë do të jetë ai mes Bylis dhe Tiranës, me ndeshjen e parë e cila do të luhet në Ballsh në orën 17:45