Me bazuka në dorë për të mbrojtur protestuesit

Prej disa javësh qytetet kryesore në SHBA janë përfshirë nga protesta të mëdha pas vdekjes së një afro-amerikani pas arrestimit nga policia.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me parullën “Black Life Matters”, dhe shpesh herë ka pasur përplasje dhe me mbështetësit e ekstremit të djathtë që kërkojnë largimin e tyre dhe “çlirimin” e shesheve të bllokuara.

Tashmë një situatë e re është shfaqur në Florissant të Missouri-t, ku persona të armatosur rëndë kanë dalë në mbështetje të protestuesve. Mes tyre është fotografuar dhe një i ri që përveç armëve automatike, mban në krah dhe një bazuka.

Grupi i personave të armatosur e quan veten “People’s Protection Group” dhe marshon përkrah demonstruesve, kundër policisë.

E gjithë situatë është krijuar pasi një dedektiv policie është filmuar ndërsa arreston në mënyrë të dhunshme një 20 vjeçar afro-amerikan.