Nga goli me dorë, te portieri që nuk theu kurrë. Detaje nga 700 golat e Messi-t

messsi messss 1100x620

Goli përballë Atletico Madrid ishte ai numër 700 për Leo Messin, legjendën argjentinase që në shumë prej këtyre realizimeve ka vendosur  rekorde dhe është bërë pjesë e historisë.

52 nga 700 golat e kapitenit të Barcelonës kanë ardhur nga goditjet e dënimit dhe portieri që ka pasur “privilegjin” të pësojë më shumë është ai i Atletik Bilbao, Gorka Iraizoz që është mposhtur 5 herë.

Messi ka shënuar vetëm një herë 5 gola në një takim të vetëm. Kjo u regjistrua në vitin 2012 në takimin me eliminim direkt kundër Bajer Leverkusen në Champions.

Pasardhësi i vetëm i denjtë i Diego Armando Maradonës nuk mund të mos kishte të përbashkët edhe golat me dorë. Në vitin 2007, në derbin përballë Espanyol, Messi realizoi në mënyrë identike si Maradona në çerekfinalet e Boterorit të 86-ës, përballë Anglisë.

Një nga 700 golat e tij, argjentinasi e ka shënuar me gjoks dhe ai gol peshon shumë pasi i dhuroi Kupën e Botës Barcelonës në vitin 2009, në finalen përballë Estudiantes.

Nuk mund të harrohet tre golëshi i 10 tetorit të 2017-ës, në ndeshjen e paharrueshme kundër Ekuadorit dhe kualifikimi dramatik i Argjentinës për në Botërorin e Rusisë.Por ka dhe një fakt interesant. Portieri i vetëm në botë që përballur dhe ka rezistuar në 5 takime pa pësuar nga Messi, është braziliani Hulio Cesar.