Përplasen 3 automjete në Bulqizë, disa të plagosur

aksident ne bulqize 1100x620

Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, duke shkaktuar disa të plagosur. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës, ndërsa një tjetër drejt Bulqizës. Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës, e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por nga të dhënat e para dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.