Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Presidenca gjermane e Këshillit të BE, Zingraf: Shqipëria të zbatojë agjendën e reformave për integrimin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 13:28 | Aktualitet
Presidenca gjermane e Këshillit të BE, Zingraf: Shqipëria të

Gjermania merr nga sot kryesinë e Këshillit të Bashkimit Europian. Ambasadori Peter Zingraf foli për përparësitë e kryesisë gjermane dhe për perspektiven europiane të Shqipërisë.

“Sot më 1 korrik, Gjermania merr përsipër për një periudhë 6-mujore kryesinë e Këshillit Europian. Temë qendrore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së koronavirusit. Objektivi ynë në këtë kontekst duhet të jetë për ta nxjerrë Europën prej kësaj krize më të pavarur dhe solidare. Por, presidenca jonë nuk do të jetë vetëm presidencë e koronavirusit.

Bashkimin Europian e presin shumë detyra. Pjesë e së ardhmes së Europës është edhe perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rajonit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin paracaktuar edhe në vendimin e Bundestagut, janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare t’i vënë vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave, në mënyrë të veçantë kushtet, që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit. Gjatë presidencës së Këshillit, Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe me vepra. Pres me gëzim 6 muaj intensive”, u shpreh ambasadori Peter Zingraf.

A2 CNN Livestream

Dita jonë