Putin po fiton referendumin me të paktën 73%, mund të mbetet në fuqi më gjatë se Stalini

Putin 1100x620

Kur Vladimir Putin u shfaq sot për të votuar, në vendvotimin përkatës në Akademinë e Shkencave të Rusisë, e dinte shumë mirë që si gjest ishte i pavlerë dhe historik në të njëjtën kohë.

I pavlerë sepse referendumi që ndër të tjerat kërkon të zerojë mandatet e mëparshme presidenciale në mënyrë që të kandidojë edhe për dy të tjerë, do të kishte vetëm një përgjigje të mundshme, që ishte aprovimi.

Historike, sepse miratimi i këtij referendumi do t’i mundësojë ish-shefit të KGB-së, që drejton vendin prej dy dekadash, të mbetet në pushtet deri në 2036, ndoshta edhe më shumë, duke kaluar edhe vetë Stalinin.  

Komisioni zgjedhor bëri të ditur sot, para se afati i votimit të mbyllet realisht, rezultatet paraprake të referendumit për ndryshimet kushtetuese mbi mandatin e presidentit.

Diçka në fakt e pazakontë, por e justifikuar sipas tyre me faktin që shifrat janë aq domethënëse sa nuk cenojnë procesin. Sipas të dhënave, Putin ka marrë rreth 73% të votave deri më tani, duke siguruar praktikisht pushtetin edhe në dekadën që vjen.

Amendimi i Kushtetutës u kërkua në janar nga deputetja Valentina Tereshkova, e njohur botërisht si astronautja e parë që udhëtoi në hapësirë.  Kjo ndodhi sepse Putin në vitin 2024 do t’i mbaronte dy mandatet e tij presidenciale rresht, të katërt në total, të ndarë vetëm nga një mandat si kryeministër “fuqiplotë” në 2013.

Opozita denoncon një presion shtetëror të madh kundrejt administratës shtetërore për të votuar, si dhe premtime të dhëna pensionistëve dhe punëtorëve për reforma të mëdha që rrallë herë janë mbajtur në vijim. Për rivalin e tij kryesor, Robert Navalni, bëhet fjalë për një “grusht shteti, një atentat ndaj Kushtetutës”, por zëri i opozitës, gjithsesi e dobët dhe e ndarë në rryma të ndryshme, zor se do të ndalojë rrugëtimin e “carit” Vladimir.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Opozita në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar: Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane
  • LAJMI I FUNDIT | Mediu: Mbështetja e Vucic për Ramën, skandaloze