Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tre penallti dhe një autogol, Barca “frenon” me Atletikon

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 00:43 | Futboll
Tre penallti dhe një autogol, Barca “frenon” me Atletikon

Barcelona barazon në ndeshjen e vështirë kundër Atletiko Madrid të Simeones, dhe sheh Realin nga poshtë në klasifikimin e la Liga.

Gjithçka duket sikur fillon mirë për blaugranat, që kalojnë në avantazh me një autogol të sulmuesit Diego Costa, por nga ai moment do të fillonte “festivali” i penalltive, me kryeqytetasit që barazojnë me një penallti të Saul për një faull të Vidal ndaj Carrascos, dhe të përsëritur pas gabimit të Diego Costa.

Pjesa e dytë rikthen sërish Barcën në avantazh, sërish me një 11-metërsh të realizuar me mjeshtëri nga Messi, i cili festoi golin e tij numër 700.

Por nuk ishte e thënë që argjentinasi dhe shokët e tij të festonin, sepse në minutën 62 sërish Carrasco merr një penallti të diskutueshme dhe barazon rezultatin që nuk ndryshon më, duke lënë një pikë pas katalanasit, ndërkohë që Reali duhet ende të luajë dhe rrezikon shkëputjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani