Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tri “perla” për Juven, shkëputet në Serie A

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 00:15 | Futboll
Tri “perla” për Juven, shkëputet në Serie A

Juventusi i përgjigjet Lazios dhe shkëputet sërish në krye të Serie A. Pjesa e parë ruan ekuilibrin midis kampionëve të Italisë në fuqi dhe Genoas, por pjesa e dytë flet vetëm për bardhezinjtë e Sarrit, që fitojnë me rezultatin 1-3.

 Ndeshja evidentoi teknikën superiore të Dybala, Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa, autorë të tre golave mjaft të bukur që siguruan tri pikë të  rëndësishme për të mbajtur distancat nga ekipi bardheblu i Simone Inzaghit, i shkëputur me 4 pikë.

Genoa mund të ngushëllohet vetëm me golin e nderit të Pinamontit, por tashmë mendon për sfidat e reja të vlefshme për mbijetesë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë