Ujëvara e Sotirës, bukuria e rrallë që është e vështirë të arrihet

Kushdo që e shikon nëpërmjet pamjeve do të shprehte dëshirën për ta vizituar këtë mrekulli të natyrës, që quhet ujëvara e Sotirës, në bashkinë e Gramshit.

Natyra këtu ka qenë më shumë se bujare, me ujin, gjelbërimin dhe gjithçka tjetër që ajo ka pasur në dorë. Por, pjesa që u takon njerëzve dhe aq më tepër institucioneve lë shumë për të dëshiruar.

Për të mbërritur në ujëvarën e Sotirës nuk është e lehtë. Duhet të udhëtosh për gati një orë e 30 minuta nga qendra e Gramshit, duke përshkuar 20 kilometra rrugë të paasfaltuar dhe që mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Mungesa e infrastrukturës penalizon si vizitorët ashtu edhe bizneset vendas që mezi presin të kenë vizitorë pranë lokaleve dhe restoranteve që kanë hapur në zonë.

Rruga e vështirë pranohet edhe nga drejtuesit e pushtetit lokal, të cilët me sa duket janë ende në fazën e kohës së ardhme – do të investojmë, do të ndërhyjmë, por se kur konkretisht nuk dihet.

E derisa autoritetet të vendosin të ndërhyjnë për të rregulluar sa do pak rrugët, vizitorët duhet të vuajnë për të arritur në këto bukuri, të cilat na i ka falur natyra, por që u mungon vëmendja e duhur për t’u vizituar nga të gjithë.

  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Meta: Kodi duhet rikthyer në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Mundësi që mazhoranca të reflektojë dhe të respektojnë marrëveshjen
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Në të kundër mazhoranca do të mbajë një përgjegjësi kritike
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Ky është një akt i paprecedentë i ndryshimit të rregullave të lojës