Ushtarët të lidhur me ekstremin e djathtë, shkrihet njësia elitë e Forcave Speciale gjermane

Një njësi elitë e Forcave Speciale gjermane, pjesëtarë të së cilës kishin tendenca të ekstremit të djathtë, do të shkrihet, thanë të martën burime për CNN. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Njësia KSK (Kommando Spezialkräfte) është krijuar fillimisht në vitet 1990, për të qenë e barasvlershme me Komandot amerikanë të Operacioneve Speciale. Ajo përbëhej nga 1400 ushtarë, të cilët kanë marrë pjesë në operacione kundër terrorizmit dhe pengmarrjeve.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” citoi ministren të thotë se grupi ushtarak “ishte bërë pjesërisht i pavarur” nga zinxhiri komandues. Ajo gjithashtu tha se ata kishin një “kulturë toksike mbi udhëheqjen”.

Të martën, gazeta tjetër Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) zbuloi se rreth 70 pjesëtarë të grupit do të preken nga ky vendim, pas një sërë incidentesh dhe rritjes së frymës ekstremiste brenda njësisë.

Pjesëtarët e KSK-së kanë qenë edhe më parë protagonistë të ngjarjeve të ngjashme. Në muajin maj, në shtëpinë e një ushtari pjesë të njësisë speciale u gjetën armë, municione dhe lëndë shpërthyese. Shërbimi Gjerman i Kundërinteligjencës Ushtarke i ka hetuar prej kohësh dhe pas përpilimit të nja raporti doli në përfundimin se KSK “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë në formën aktuale dhe duhet të integrohet brenda ushtrisë së rregullt gjermane”.

  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Meta: Kodi duhet rikthyer në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Mundësi që mazhoranca të reflektojë dhe të respektojnë marrëveshjen
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Në të kundër mazhoranca do të mbajë një përgjegjësi kritike
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Ky është një akt i paprecedentë i ndryshimit të rregullave të lojës