Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Veneto, sipërmarrësit shqiptarë dhurojnë 11 mijë euro për urgjencën e koronavirusit

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 16:50 | Aktualitet

Presidenti i Rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, priti këtë të martë disa sipërmarrës shqiptarë, me banim në Trevizo, të cilët dhuruan 11 000 euro për rajonin në mbështetje për urgjencën e Covid-19.

Mes të tjerave, Presidenti Zaia u shpreh: “Pranova disa sipërmarrës nga komuniteti shqiptar i Trevizos, 11 000 euro që u depozituan në llogarinë e rajonit të Venetos, si një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për emergjencën e koronavirusit. Shumë faleminderit këtyre djemve për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e treguar ndaj Italisë dhe venecianëve”.

Ndërsa kryebashkiaku i Trevizos, Mario Conte, tha se “ishte një gjest solidariteti që dëshmon për afërsinë e një komuniteti që ka hyrë në një rrugë të rëndësishme integrimi dhe bashkëpunimi”.

Pothuajse 50 000 qytetarë me origjinë shqiptare (rreth 37 000 nga Shqipëria dhe 12 000 nga Kosova) banojnë në Veneto, ku shqiptarët janë komuniteti i pestë më i madh në Itali pas Lombardisë, Toskanës, Emilia-Romanjës dhe Piemontes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë