Weinstein, marrëveshje 19 milionë dollarëshe me viktimat e ngacmimeve seksuale

WEINSTEIN 1100x620

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Nju Jorkut bëri me dije se është arritur një marrëveshje prej 19 milionë dollarësh për të mbyllur denoncimin e një grupi femrash, viktima të ngacmimeve seksuale nga ish-regjisori i njohur hollivudian, Harvey Weinsterin.

Marrëveshja iu mundëson viktimave të paraqesin pretendimet për dëmshpërblim që mund të variojnë nga 7,500 deri në 750, 000 dollarë.

Fondi prej 19 milionë dollarësh nuk do të ndahet vetëm për gratë dhe vajzat që pësuan abuzime seksuale, por edhe për ish-nëpunësit e kompanisë së Weinstein që kanë përjetuar “një ambient jo miqësor në punë dhe që janë diskriminuar”.

Marrëveshja e arritur tashmë duhet të marrë dhe miratimin e dy gjykatave, pas shpalljes së falimentit nga ana e kompanisë së Weinstein.