
West Ham fitoi derbin e Londrës përballë Chelsea në Premier League. Në një duel spektakolar, ku fitorja ishte çështje jetë a vdekje për “çekanët” që rrezikojnë rënien nga kategoria, triumfi iu takoi pikërisht atyre.
Ndeshja nisi me gol të diskutueshëm dhe të anuluar nga VAR, por menjëherë janë blutë e Londrës ata që kalojnë në avantazh. Chelsea shënon nga pika e bardhë me Willian megjithatë kundërpërgjigjja është e shpejtë nga West Ham që i ka idetë e qarta.
Suchek, Antonio dhe Yarmolenko shënuan duke zhvlerësuar edhe golin tjetër të brazilianit Willian në pjesën e dytë.
West Ham merr frymë në vendet e poshtme të tabelës ndërkohë që Chelsea me këtë humbje rrezikon vendin e katërt.
Surpriza ndodhi nga Everton që mundi 2-1 Leicester. Arsenal ndërkohë mposhti në shifrat e thella 4-0 Norwiç. Pierre Emerick Aubameyang ishte protagonist për topçinjtë, ndërsa me dy realizimet e tij, vendosi rekord duke u kthyer ne futbollistin e parë që shënon 50 gola në 76 ndeshje për Arsenal. Golin në këtë përballje e gjeti edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.