Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dekodohet aplikacioni “i krimit”, 746 të arrestuar në të gjithë Europën

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 17:29 | Bota

Një sistem top sekret komunikimi i përdorur nga kriminelët për të shitur drogë dhe armë është shkatërruar me sukses, njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Nga operacioni përfunduan në pranga 746 persona, mes të cilëve, thanë autoritetet, edhe figura të njohura të botës së krimit.

Specialistët arritën të interceptonin mesazhet që dërgoheshin përmes një aplikacioni për telefona, të quajtur EncroChat, i cili u mundësonte kriminelëve të komunikonin lirshëm pa u përgjuar nga agjencitë ligjzbatuese.

Deri tani, tha Agjencia Kombëtare e Krimit, janë sekuestruar më shumë se 2 tonë drogë, disa dhjetëra armë dhe 54 milionë paund në para “cash”. Autoritetet britanike bashkëpunuan me agjenci të tjera europiane në këtë operacion. Sipas tyre, kanë arritur të shmangin edhe atentate për ekzekutime duke dekoduar mesazhet e shkëmbyera.

Operacioni zgjati për më shumë se tre muaj dhe sipas NCA-së ka shkaktuar goditjen më të madhe që bota e krimit ka parë ndonjëherë.

Aplikacioni EncroChat, i cili tani është jo aktiv, kishte 60 mijë shkarkime. Ai punonte në telefona me sistem operativ Android dhe, sipas informacioneve të vetë projektuesve, siguronte “komunikim të sigurt”. Ata që e kishin aplikacionin në telefonin e tyre mund të dërgonin mesazhe që fshiheshin edhe në telefonin e marrësit pas një periudhe kohe, por edhe një kod sigurie për të fshirë të gjitha të dhënat e telefonit në rast paniku.

Autoritetet europiane thonë se ky aplikacion po përdorej gjerësisht nga kriminelët për të koordinuar tregtinë e lëndëve narkotike, importimin e armatimeve të rënda. Ata thonë se pandemia e koronavirusit i ka ndihmuar për të dekoduar aplikacionin, pasi shumë prej kriminelëve e kanë përdorur më shpesh gjatë izolimit dhe kanë qenë nëpër banesa kur janë arrestuar nga Policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë