E përmbysi Bylisi, reagon Tirana: Do të ndjekim procedurat ligjore për shpifjet mbi këtë sfidë

batha tirana 1100x620

Klubi i Tiranës ka reaguar “duke marrë shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana – FK Bylis”, ndeshje që u fitua me përmbysje nga ballshiotët.

Tirana “rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj” duke nënvizuar se “klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit”.

“Të gjitha këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon çdo ditë. Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithçka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend”, lexohet në reagimin e Tiranës.