Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Edhe Trump ndryshon mendim: Jam pro maskave

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 12:13 | Bota
Edhe Trump ndryshon mendim: Jam pro maskave

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri të infektimeve ditore me koronavirus, me mbi 52 mijë e 900 raste të konfirmuara.

Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, në total mbi 2 milionë e 600 mijë amerikanë janë prekur nga Covid-19, prej të cilëve kanë humbur jetën gati 128 mijë vetë.

Rritja e pandalshme e infektimeve, kryesisht në Karolinën e Veriut, Tenesi dhe Teksas, ka detyruar shumë shtete të pezullojnë planet për rihapjen e ekonomisë.

Arizona, e cila u vlerësua javën e kaluar nga presidenti Donald Trump për heqjen e kufizimeve, do të mbyll lokalet, palestrat dhe kinematë për një muaj. E njëjta gjë pritet të ndodhë në pjesën më të madhe te Kalifornisë, ndërsa Nju Jorku pezulloi planet për të lejuar hapjen e restoranteve në ambient të mbyllur. Ndërkaq, pjesë të Floridës po mbyllin plazhet për të parandaluar grumbullimet masive gjatë festës së 4 korrikut.

Përballë shifrave që tregojnë se pandemia është tashmë jashtë kontrollit, presidenti Trump bën një hap prapa sa i përket çështjes së maskave. Ndërsa për muaj me radhë e ka sfiduar haptazi mbajtjen e maskës, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se e mbështet një masë të tillë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Jam plotësisht pro mbajtjes së maskës. Mendoj se janë të mira dhe do të mbaja një të tillë nëse do të gjendesha pranë një grupi personash”, tha Trump.

Në një deklaratë, OBSH tha se virusi po përhapet më me shpejtësi se sa në fazat e mëhershme të pandemisë, ndërsa sugjeroi rikthimin e masave të izolimit në ato vende ku po shënohen rritje e nivelit të infektimit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë