Ndeshja nuk mbaronte kurrë, arbitri ekzagjeron me minutat shtesë

arbitri rus 1100x620

Minutat shtesë në futboll zakonisht jepen për të rekuperuar ato pak minuta të humbura nga faullet, penalltitë apo ndërprerjet e ndryshme. Mund të jenë tri, katër, rrallë herë kalojnë 5 minutat. Momenti kur ekipet ushtrojnë presionin e fundit për të shënuar, ose mbrojtur rezultatin.

VAR ka ndryshuar gjërat, me ndalesa që mund të jenë të shumta dhe disi të gjata. Por në Rusi, në ndeshjen e Kransodarit me Rostov, kanë ekzagjeruar.

Një ndeshje e rëndësishme e kampionatit, midis së tretës dhe së katërtës, që përcaktonte vendet në kupat e Europës. Ndeshje e tensionuar dhe me shumë episode që meritonin rishikimin elektronik, dhe në fund shtesën që habiti të gjithë. Plot 18 minuta, me shumë mundësi një rekord, ato të dhëna nga arbitri Meshkov.

Ekipet vijuan lojën deri në minutën 111, ndërkohë që në të 101-ën miqtë e Rostov barazuan rezultatin.