Ndryshimet në kod, PD-Ruçit: Miratojini në seancën e radhës

Gaz Bardhi kronike frame 955 1100x620

Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të miratojë në seancën e radhës kodin e ri zgjedhor.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.

“Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në kodin zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave”, shkruan Bardhi.

Një ditë më parë, burime nga mazhoranca i thanë A2 se miratimi i ndryshimeve ne kod do të kryhet pas korrikut. Të njëjtat burime saktësuan për kodin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, mund të ketë seanca të posaçme në gusht, apo dhe shtator.