Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut, shqyrtohet mbyllja e kufijve

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 16:54 | Ballkani
Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut, shqyrtohet mbyllja e kufijve

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë të moshës nga 71 dhe 83 vjeç, të cilët kishin dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në total numri i viktimave shkoi në 56, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë se të shtruar në spital janë 114 pacientë. Ministri Armend Zemaj përsëriti thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat në fuqi, teksa pranoi 6 mijë teste për Covid-19, dhuratë nga Bashkimi Europian.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut nuk po arrin të frenojë pasojat tragjike të pandemisë. Në 24 orët e fundit raportoi numrin më të madh të viktimave që prej shpërthimit të virusit pasi 15 pacientë ndërruan jetë. Shumë prej tyre në qytete me shumicë shqiptare si në Shkup, Tetovë, Strugë, Gostivar dhe Ohër.

Numri i rasteve të reja ishte 173 nga mbi 1600 testimet e kryera në ditën e fundit. Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, autoritetet në Maqedoninë e Veriut po shqyrtojnë mbylljen e kufijve me Kosovën dhe Serbinë, vende që po raportojnë një shtim të rasteve të reja në ditët e fundit,  vendim ky që pritet të merret gjatë të premtes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani