Vetëflijohen nënë e bijë, vajza tjetër në gjendje të rëndë. Policia: Gjetëm dorëshkrime fetare

policia naten 1100x620

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre ne Kombinat, ndërsa vajza tjetër e familjes u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia tha se pas një telefonate të vëllait të viktimës, ka arritur të hyjë brenda apartamentit, ku ka gjetur të pajetë Zhaneta Josifin, 56 vjeç dhe vajzën e saj Anisa Josifi., 30 vjeç, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeç, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, Zhaneta e Anisa Josifi u vetëflijuan ndërsa besonin në ringjallje. Në apartamentin e tyre u gjetën dorëshkrime të shumta dhe predikime të Dëshmitarëve të Jehovait.

“Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Mendohet për një vetëflijim, për këtë po grumbullojmë materialet në ambientet e banesën. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Natyrisht do të bëhet inspektimi i telefonave dhe kompjuterëve që janë konstatuar në banesë. Të dyja vajzat kanë qenë me arsim të lartë, por të papuna. Në konstruktin e tyre shihet që ka shenja të mosushqyerjes në ditët e fundit”, tha Jaupi.