Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, pranga 35-vjeçarit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 08:55 | Kronikë
Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga nga policia, në kuadër të operacionit të koduar "Pallati", për disa vjedhje në qytetin bregdetar.

35-vjeçari Xh.K. me precedent të mëparshëm penal, akuzohet për 7 raste vjedhjesh në pallatet e braktisura nga banorët për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit është futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani