Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete dhe një motor

Përditësuar më: 3/7/2020, ora 16:42

Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete dhe një motor

Përditësuar më: 3/7/2020, ora 16:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë Lezhe-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.

Në aksident janë përshirë tri automjete dhe një motoçiklete që janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ndodhet në Spitalin e Lezhës në gjendje kritike për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.