“Black Lives Matter”, fotot më të mira të lëvizjes në konkurs

Vdekja e George Floyd, një 46-vjeçari me ngjyrë në 25 maj në Minneapolis, ndërsa po arrestohej nga 4 oficerë policie shkaktoi reagim të ashpër në Shtetet e Bashkuara dhe shërbeu si katalizator për lëvizjet anti-racizëm në të gjithë botën.

Vrasja shokuese u regjistrua në video dhe pamjet që u shpërndanë masivisht në rrjetet sociale galvanizuan miliona njerëz për të reaguar, një pjesë e madhe e të cilëve dolën dhe nëpër rrugë për të mbrojtur kauzën kundër racizmit.

“Agora” kompania e një aplikacioni për fotografi ka hapur një konkurs për fotografët amatorë dhe profesionistë për imazhet më të mira të përjetësuara përgjatë lëvizjes së “Black Live Matter”, si pjesë e fushatës së saj kundër racizmit.

Në fotogalerinë e mësipërme shfaqen fotot më të mira të përzgjedhura në raundin e parë, prej të cilave kush do të votohet si më e pëlqyera do të fitojë dhe çmimin prej 1000 dollarësh.