Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

F1, Mercedesi e nis aty ku e la. Ferrari zhgënjen në provat e lira

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 17:11 | Sporte të tjera
F1, Mercedesi e nis aty ku e la. Ferrari zhgënjen në provat e lira

Mercedesi ka dominuar provat e lira të Çmimit të Madh të Austrisë, garës së parë të Botërorit të Formula 1 për këtë sezon.

Në sesionin e parë, Leëis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë (1’04”304), ndërsa në të dytin ishte piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ai që i la pas të gjithë (1’04”501).

Pra, F1 do të rinisë aty ku përfundoi, me kampionët në fuqi të F1 në krye të klasifikimit.

Në sesionin e dytë, Sergio Perez me makinën Racing Point përfundoi në vend të tretë, ndërsa Ferrari regjistron vetëm kohën e katërt më të mirë, me Sebastian Vettel. Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, përfundoi provat e lira në vendin e nëntë.

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën, në orën 15:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani