“Fundi i arratisë”, i kërkuari me rrezikshmëri të lartë arrestohet në Bulqizë

Screenshot 1 1 600x338

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia e Bulqizës, në një operacion ku u përfshinë dhe forcat speciale Renea.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Fundi i arratisë” u arrestua në fshatin Vajkal shtetasi Fadil Tërnova.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai u gjet i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë. Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan dhe një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje.