Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mamaja është gjithmonë mamaja... edhe kur është një elefant

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 22:09 | Kapur në kamera

Një skenë që dëshmon dashurinë e një mamaje, edhe pse bëhet fjalë për një dashuri elefantësh.

Një kamera amatore ka kapur momentin kur një familje elefantësh indianë kalon rrugën kombëtare dhe mundohet të kalojë bordurën për t’ u futur sërish në ambientin e tyre pyjor.

Bordura duket tepër e lartë për këlyshin e familjes, që mundohet disa herë të hipë me forcat e veta.  Mund i kotë, ky,  që filloi të frikësojë elefantin e vogël.

Por mamaja nuk e lë pas, dhe e ndihmon me noçkën e saj të kalojë pengesën, me një delikatesë dhe dashuri që ka “thyer” shumë zemra në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani