Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut raportojnë numra të lartë të infektuarish

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 07:48 | Ballkani
Pandemia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut raportojnë numra të lartë

2 vdekje dhe 73 raste të reja u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike iu kërkoi qytetarëve të respektojnë masat përndryshe do të përballen me ligjin.

Maqedonia e Veriut ndërkohë vijon të jetë prijëse në rajon për nga numri i testimeve të kryera në një ditë të vetme. Nga 1653 të kryera ditën e fundit, pozitivë dolën 173 persona.

Shkupi vijon të jetë qyteti me vatrën më të madhe të infeksionit, por rritje ka edhe në Strugë dhe Ohër. Ajo që i gëzon autoritetet është numri i lartë i të shëruarve. 150 persona lanë shtratin vetëm dje. Lajmi i keq ndërkohë qëndron te vdekshmëria. 15 persona ndërruan jetë vetëm dje në Maqedoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë