Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Riformatimi i qeverisë në Francë, Macron emëron Jean Castex kryeministër të ri

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 19:44 | Bota
Riformatimi i qeverisë në Francë, Macron emëron Jean Castex

Jean Castex është kryeministër i ri i Francës. Emërimi i tij nga presidenti Emmanuel Macron erdhi pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen duke përfunduar eksperiencën e tij 3-vjeçare në drejtim të qeverisë. Kjo i dha mundësinë kreut të pallatit Elize që të riformatojë ekzekutivin duke vendosur kryebashkiakun nga qendra e djathtë në ngarkim të ekipit të ri të ministrave.

Dorëheqja e Philippe u nxit nga rezultati tepër i dobët i partisë në pushtet, “La Republique on Marshe” në zgjedhjet lokale, gjë e cila rezultoi të ishte një kafshatë e rëndë për tu gëlltitur.

Ish kryeministri renditej më lart në sondazhe se kreu i Elizesë, por largimi i tij ishte një sakrificë që duhej bërë. Synimi i Macron është i qartë, të rigjallërojë popullaritetin e tij që është në minimume historike, për t’u përgatitur përzgjedhjet presidenciale të pas 2 viteve.

https://a2news.com/2020/07/03/dorehiqet-kryeministri-francez-macron-riformaton-qeverine-pas-humbjeve-ne-zgjedhje/

Kreu u shtetit francez premtoi një kthesë të re në politikbërje gjatë të premtes, ndërsa po orientohet gjithnjë e më shumë drejt anës ekologjike. Macron po nxiton t’i japë një hov të ri presidencës së tij në prag të zgjedhjeve të 2022-shit.

Tre vitet e tij të para në detyrë janë shënuar nga reforma kontroverse ekonomike, protestat antiqeveritare të jelekëve të verdhe dhe pandemia e koronavirusit që vrau gati 30 mijë vetë në Francë, duke e zhytur vendin në recesion të thellë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani