Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fundjava rikthen trafikun e rënduar në bregdet

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 13:35 | Aktualitet

Edhe pse kushtet atmosferike gjatë kësaj fundjave nuk ishin shumë të favorshme për plazh, sërish një numër i madh pushuesish iu drejtuan bregdetit për të kaluar këto ditë pushim.

Radhë të gjatë makinash janë krijuar në aksin rrugor Vlorë-Llogora, kjo edhe për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë qytetin bregdetar. Situata më problematike raportohet në zonën e Radhimës.

Qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në trafik edhe pse policia ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe shmangien e situatave të tilla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani