Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plagosje me armë zjarri në Mat, 30-vjeçari qëllohet brenda një lokali

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 09:40 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Mat, 30-vjeçari qëllohet brenda

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Mat, si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur pas një sherri.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një lokal në aksin Burrel-Tiranë, ku 30 vjeçari E.M. është qëlluar me pistoletë rreth orës 23:05. Policia ka identifikuar shtetasin T. (H). Xh. si autorin e dyshuar të plagosjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Në vijim të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat, ndërkohë që i plagosuri E.M. është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani