Xavi shtyn rikthimin te Barcelona

xavi 600x338

Ndërsa Reali është duke marshuar drejt titullit kampion, te Barcelona situata nuk është aspak e qetë, madje shpesh polemikat kanë ndodhur edhe gjatë ndeshjeve, para kamerave.

Mediat spanjolle kanë folur shpesh së fundmi për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni të trajnerit Quique Setien dhe si pasardhës të tij shihnin ish-yllin e skuadrës, Xavi Hernandez, i cili prej disa vitesh është zhvendosur në Katar.

Megjithatë, të paktën edhe për një sezon, 40-vjeçari nuk do ta drejtojë Barcelonën edhe pse e ka shfaqur hapur këtë dëshirë të tijën.

Xavi Hernandez ka rinovuar kontratën edhe për një vit me skuadrën Al Sadd në Doha, të cilën e shpalli kampion sezonin e fundit.