Barcelona e shfaq vonë versionin e saj më të mirë

barcelona 600x338

Barcelona u rikthye te fitorja përballë Villareal, por tanimë vetëm një mrekulli mund të bëjë që të ruajë titullin kampion titullin, 4 ndeshje nga fundi.

Katalanasit fituan 4-1 me golat e Suarez, Griezmann dhe Ansu Fati, pas autogolit të Torres që zhbllokoi takimin.

Në këtë ndeshje katalanasit treguan versionin e tyre më të mirë, me Griezmann që ishte protagonist në golin e parë, ndërsa shënoi edhe një gol spektakolar për ta çuar rezultatin në 1-3.

Barça riktheu kështu diferencën e 4 pikëve me Realin kryesues, që fitoi 1-0 në transfertë ndaj Athletic Bilbaos.