Futbollisti 16-vjeçar goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes

Një futbollist 16-vjeçar rus është në gjendje kome pasi u godit nga rrufeja gjatë stërvitjes.

Ivan Zaborsky po lufton me vdekjen tanimë pas incidentit të tmerrshëm në Orekhovo-Zuevo, pranë Moskës. 

Adoleshenti, i cili po stërvitej veçmas shokëve pasi luan në rolin e portierit, kishte në qafë një varëse metalike dhe është pikërisht varësja ajo që u godit nga rrufeja. Në video shihet momenti kur 16-vjeçari goditet pikërisht në momentin kur po gjuante topin.

Sapo rrëzohet në tokë, drejt tij shkojnë me vrap trajnerët dhe shokët e ekipit.

“Është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët e kthyen në koma të induktuar për shkak të shokut të madh të pësuar. Në qafë i ka ngelur shenja e varëses që u godit nga rrufeja. Doktorët thanë se është me shumë fat që shpëtoi”, thotë e dashura e portierit për “Podyem”.