Kategoria e Parë, Apolonia kthehet në elitë pas pesë viteve

MB APOLONIA KTHEHET NE SUPERIORE frame 570 1100x620

Pas Kastriotit edhe Apolonia siguroi matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra nga Fieri fitoi 2 me 1 në transfertë, në derbin ndaj Lushnjës me golat e Gjatës dhe Mihanës.

Pas ndeshjes, entuziazmi i futbollistëve të talentuar ishte legjitim, me ekipin që kthehet në Kategorinë Superiore pas pesë viteve.

Festa e fierakëve

Apolonia dhe Kastrioti do të zëvendësojnë Luftëtarin dhe Flamurtarin mes më të mirëve, ndërsa dilema e vetme lidhet me skuadrat që do të luajnë në ndeshjen play-out, për të plotësuar tablon për edicionin e ri.