Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi, Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 10:45 | Politikë
Koronavirusi, Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re, më

Presidenti Ilir Meta është shprehur se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”.

Pasi i shprehu ngushëllimet familjes së doktor Hysni Shkjaut, i cili humbi jetën nga koronavirusi në moshën 69-vjeçare, Kreu i Shtetit theksoi se “çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë”.

“Përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike”, shkruan Meta në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani