Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi i ri për Covid-19: Nuk krijohen antitrupa, imuniteti i tufës është i paarritshëm

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 19:12 | Bota
Studimi i ri për Covid-19: Nuk krijohen antitrupa, imuniteti i tufës

Studimi spanjoll hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës. Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri.

Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19. Pohimi vjen nga studimi i shkallës së gjerë në Spanjë, që tregoi se vetëm 5% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa. Revista mjekësore e njohur “The Lance”, që ka publikuar studimin, thekson se kjo përforcon provat që i ashtuquajturi imunitet i tufës është diçka e paarritshme për koronavirusin e ri.

Rezultati tregon se 95% e popullatës së Spanjës mbetet e prekshme nga virusi. Zakonisht, imuniteti i masës, arrihet vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës është infektuar nga një virus ose të jetë vaksinuar kundër tij, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.

https://a2news.com/2020/07/05/eksperti-i-oksfordit-origjina-e-koronavirusit-mund-te-mos-jete-kina/

Qendra Europiane për Kontrollimin e Sëmundjeve tha për CNN se kërkuesit spanjollë morën kampionë nga 61 mijë pjesëmarrës në eksperiment, duke e bërë atë studimin më të madh për Covid-19 të organizuar nga shtetet Europiane.

Ka pasur kërkime të tilla në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat rezultoi se shumica e popullatës kishte qëndruar e paekspozuar ndaj virusit edhe në zonat ku përhapja dhe qarkullimi i tij ishte në nivele tepër të larta.

https://a2news.com/2020/06/26/perfundon-testimi-serologjik-pozitivitet-i-ulet-i-mjekeve-studimet-rrezojne-imunitetin-e-tufes/

Ndërkohë, ekspertët janë të pasigurt nëse krijimi i antitrupave do të thotë se dikush nuk mund të infektohet sërish, pasi nuk dihet se për sa kohë mund ta mbrojnë njeriun nga virusi. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli