Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Trafikantët e kokainës djegin avionin për t’i shpëtuar Policisë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 11:58 | Kapur në kamera

Një avion që dyshohet të jetë përdorur për transportimin e drogës nga Amerika e Jugut drejt Meksikës u dogj në mes të rrugës nga trafikantët, në përpjekje për të fshehur gjurmët pasi u pikasën nga autoritetet.

Pak kilometra më larg, Policia Federale meksikane gjeti një kamion me 13 qese kokainë, me vlerë 4,9 milionë dollarë. Nga ajri, efektivët panë se si trafikantët ulën avionin në mes të rrugës dhe i vunë flakën për të fshehur gjurmët.

Departamenti i Mbrojtjes tha se avioni vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa disa media lokale specifikuan se vinte nga Venezuela.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani