Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet në Kroaci, fitojnë sërish konservatorët, zhgënjejnë socialistët

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 12:04 | Ballkani
Zgjedhjet në Kroaci, fitojnë sërish konservatorët,

Kroacia do t’i besojë edhe në katër vitet e ardhshme konservatorëve të Bashkimit Demokratik. Partia e kryeministrit Andrej Plenkovic sipas të dhënave pothuajse përfundimtare ka siguruar 68 mandate nga 151 në total, dhe sipas analistëve 10 mandatet që i duhen për të formuar mazhorancën nuk do të jetë e vështirë t’i gjejë, duke parë edhe mbështetjen e shprehur  të minoriteteve etnike në vendin e BE.

Ndërkohë, për socialistët në opozitë ky ka qenë rezultati më i dobët në 20 vitet e fundit, me 43 mandate, me zëra të brendshëm partisë që kërkojnë tashmë dorëheqjen e liderit Davor Bernardic.

Në vend të tretë pozicionohet koalicioni i partive nacionaliste të drejtuara nga ish-këngëtari Miroslav Skoro 15 mandate,  i ndjekur nga e djathta e Skoro, me 8 mandate, ndërkohë që partia ambientaliste merr mandate për herë të parë.

Vetëm 46% i votuesve morën pjesë në zgjedhje, shifra më e ulët kjo nga pavarësia e vendit nga Jugosllavia në 1991.

A2 CNN Livestream

Dita jonë