Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Borxhi publik, Tabaku: Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 12:40 | Politikë

“Vendimi i ri i qeverisë për të rishikuar buxhetin për herë të dytë brenda 6 muajve është shpallja e falimentit të qeverisë së Edi Ramës dhe dëshmi sesa keq ka qeverisur këto 7 vjet dhe sa shumë ka abuzuar dhe vjedhur taksat e qytetarëve”. Kështu tha ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat.

“Akti normativ i miratuar nga qeveria vulos rënien ekonomike të vendit, që sipas Bankës Botërore pritet të jetë me 9% të prodhimit kombëtar. Është akti që bën shqiptarët më të varfër, që zyrtarizon shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe që paralajmëron se në xhepat e qytetarëve do të ketë më pak të ardhura dhe më shumë borxhe”.

Tabaku publikoi edhe një video të vitit 2010, ku Rama kritikonte nivelin e borxhit publik të asaj kohe që ishte në nivelin 60%.

“Politikani që erdhi në pushtet duke mallkuar kundërshtarin për një borxh atëherë të kujdesshëm, sot ka vendosur të heqë kufirin ligjor të marrjes së borxhit, duke mos pasur më asnjë kufizim në marrjen e tij.  Edhe për borxhin, Edi Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi.

Video nga PD

Tani, që është në pushtet, me borxhet e marra, Edi Rama nuk rrit rroga, nuk rrit pensione, nuk hap vende pune, nuk ndihmon biznesin, nuk ul taksat. Me borxhet e marra ka  bërë 500 milionë euro fasada me pllaka në qytete që sot përmbyten me shiun e parë, paguan 120 milionë euro në vit koncesionet dhe inceneratorët. 

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por borxhi real është shumë më i lartë. Ai shkon 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar, nëse qeveria do të përfshinte aty edhe borxhin e fshehur të PPP-ve.

Me Edi Ramën ka vetëm krizë ekonomike, ka vetëm varfëri. Në shtatë vjet shqiptarët janë rrjepur dhe vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme, e cila nuk ka investuar në shërbim të tyre, por ka shpërdoruar para për interesin personal”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli